Teksa tregu valutor ende nuk po gjen qetësi në luhatjet me kursin euro/lekë, një sërë shoqatash biznesi po kërkojnë që të kenë një kurs fiks këmbimi për kontratat e tyre.  Filip Gjoka, eskportues tha në emisonin E-ZONE në vizion plus, se kjo masë do të ishte një ndihmë e përkohshme deri në stabilizimin e tregut

 

Ne duam dhe po negociojmë me bankën e shqipërisë si dhe me ministrinë e financave për përcaktimin e një kursi fiks euro/lekë për kontratatët që do të lidhim. Bëhët fjalë për kontrat 4-6 muajt e ardhshëm. Kjo kohë do të na shërbejë për të kuptuar nëse kjo tronditje në tregun valutore vjen nga “bumi” ekonomik apo është abuzim. Një kurs fiks këmbimi është një praktikë që e ndjek Maqedonia e Veriu si dhe Serbia, të njëjtën gjë kërkojmë dhe ne-u shpreh Gjoka në E-ZONE.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re