Mbi 38 mijë biznese kanë shpallur falimentin dhe 120 mijë persona kanë humbur vendin e punës si pasojë e krizës së thellë ekonomike në Shqipëri si pasojë e pandemisë së COVID-19.Alarmi është dhënë nga Shoqata e Biznesit të Vogël, e cila fajëson drejtpërdrejt qeverinë për këtë kolaps ekonomik.

 

ALBERT NASTO

 

SHOQATA E BIZNESIT TE VOGEL

 

Shifra është rreth 38 mijë biznese të mbyllura sot. Sektorët më të goditur janë sidomos sektorët e shërbimeve. Të gjitha bizneset sot punojnë me 30% të kapacitetit.

 

Shoqata qe perfaqeson interest e biznesit te vogel i është drejtuar qeverisë me 10 kërkesa në mënyrë që të përballohet kriza e të ndihmohen bizneset.

 

SHPETIM AGOLLI

SHOQATA E BIZNESIT TE VOGEL

Të përgjysmohen taksat dhe tarifat vendore, të cilat kanë pësuar rritje këto vitet e fundit, sidomos në qarqet dhe qytetet më të mëdha të vendit. Të rishikohen dhe kompesohen të gjitha faturat e energjisë elektrike dhe ujit të atyre bizneseve që u mbyllën gjatë pandemisë dhe u tarifuan me vlerën e muajve përkatës të vitit 2019..Të hartohet një ligj mbi faljen fiskale, njëlloj si Ligji i vitit 2017 me nr. 33, për pagesat dhe detyrimet tatimore dhe doganore, si dhe gjobat e vendosura nga çdo institucion tjetër shtetëror. Çdo biznes i vogël të financohet për këtë periudhë me 1200 Euro, për përballimin e krizës dhe për të nxitur rritjen e punësimit.

 

Biznesi i vogël i ka dhënë afat qeverisë 15 ditë që të përmbushë këto kërkesa, në të kundërt ata do të protestojnë dhe paralajmëruar edhe grevë urie.

 

ALBERT NASTO

 

SHOQATA E BIZNESIT TE VOGEL

 

Pas 15 ditëve ne do të fillojmë me ato që na jep ligji në forma të ndryshme, pavarësisht epidemisë, që nga greva, protesta, mbyllja e subjekteve, apo dalja dhe lypja në rrugë të Tiranës dhe të qyteteve të tjera se ku është katandisur biznesi dhe qytetarët.

 

Sipas shoqates një tjetër tregues i kolapsit financiar është borxhi në ekonominë shqiptare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re