Biznesi i vogël në Shkoder nuk mashtrohet nga premtimet boshe për ulje taksash ndërkohe që çdo muaj detyrohen të paguajnë më shumë.

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Shkdër Bardh Spahia, është takuar me banorë dhe biznese të Lagjes Rus në Shkodër ku është njohur me veshtirësitë ekonomike me të cilat përballen sot Shkodranët dhe shqiptarët.

“Partia Demokratike ka një program të qartë për zhvillimin ekonomik të vendit, për taksa të ulëta dhe mbështetje të biznesit”, u shpreh Spahia.

Sipas ish-deputetit demokrat, për banorët, shpresa e vetme është mbështetja për Partinë Demokratike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re