Thirrje qeverisë greke të hapen kufijtë tokësorë me Shqipërinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë Veriore bëri sot Lidhja e Biznesit të Veshjes së Gatshme Greqi.

Duke u referuar në fazën e përgjithshme të lehtësimit të masave, “SEPE” ka kërkuar të lejohen të kalojnë pa karantinë e para 15 qershorit profesionistët e bizneseve anëtare të Lidhjes, në këto vende.

Ndalimi i qarkullimit për shtetas grekë e të huaj që drejtojnë apo punojnë mes dy vendeve në biznese kryesisht eksportuese dëmton rëndë sektorin duke thelluar krizën e madje kërcënuar mbijetesën.

Nga ana e tij, kryeministri grek Micotakis ka theksuar sot se përderisa ecuria e pandemisë e lejon, kufijtë tokësorë të Greqisë do të hapen gradualisht për të gjithë turistët e lejuar, deri në 15 qershor.

SEPE i drejtohet me letër të hapur katër ministrave të Greqisë, të Ekonomisë, Zhvillimit, Mbrojtjes së Qytetarit dhe ministrit plotësues të kryeministrit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re