Komuniteti i biznesit ngre shqetësmin se largimi i fuqisë punëtore mbetet një nga problemet më të mëdha të sipërmarrjes.

 

Gjatë një interviste në emisinin E-Zone, Alban Zusi kreu i shoqatës së eksportuesve apelon që qeveria duhet ta shohë me përparësi këtë fenomen gjatë 2022, pasi ai ndikon direkt në performacën ekonomike.

 

“Gjatë 2021 ne e kemi vuajtur shumë, do të vijojmë të vuajmë edhe për këtë vit, ndaj qeveria duhet të pranojë këtë si shqetësim dhe të ndërmarrë masa për të zbutur këtë fenomen. Duhen hapa konkretë për të ndalur këtë valë largimesh, pasi po ikin punëtorë të kualifikuar”-u shpreh Zusi.

 

Për sipërmarrjen, 2021 ishte një vit kompleks, me një rigjallërim të aktivitetit ekonomik, pas një 2020 me rënie. Por paralelisht me rigjallërimin, 2021 konsiderohet edhe si viti me rritjen më të madhe të kostove për biznesin, pasi u rrit çmimi për çdo lëndë të parë të importuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re