Zyrtarisht jemi në valën e dytë të pandemisë, e cila kërcënon jo vetëm shëndetin e njerëzve por edhe rrezikon të thellojë krizën e ekonomike. Biznesi vendas, ende nuk e ka marrë veten nga izolimi i pranverës dhe tashmë ndihet përballë kërcënimit për një mbyllje të dytë, çka do të ishte fatale për aktivitetin ekonomik.

 

Ne po shohim që disa shtete kanë marrë masë kufizuese për disa aktivitet. Por ne nuk mund të kopjojmë se çfarë bëjnë të tjerët. Duhet të analizojmë situatën tonë. Mund t’ju them se ne dalim nga izolimi i parë më të dobët dhe disa sektorë të shkatërruar, ndaj një izolim i dytë do të sjellë shkatërrim total -thotë Arben Shkodra, nga bashkimi i prodhuesve.

 

Për ne është një kërcënim dyfish kjo situatë, pasi sektori fason varet nga masat që marrin shtetet e Europës, me të cilët punojmë, por edhe nga masat që mund të marrë vendi ynë. Për ne është e papërballueshme vetëm pot a mendojmë një kufizim të dytë të masave – thotë Florian Sekja, nga shoqata e fasonëve  

 

Në kushtet e masave të reja të kësaj periudhe, si dhe për të shmangur një mbyllje të radhës, bizneset kërkojnë që njerëzit të tregohen të kujdesshëm. Synimi është të ruhen vendet e punës e për rrjedhojë të parandalohet thellimi I varfërisë.

 

Secili nga ne duhet të bëjë detyrën, ne si shoqëri të bëjmë sakrificë duke u treguar më të kujdesshëm, qeveria të bëjë detyrën të në lërë të punojmë, ndërsa biznesi të prodhojë dhe të mos cenojë vendet e punës -vijon Shkodra.

Sektori fason ishte ndër kompanitë që nuk u mbyll edhe në masat e para të izolimit, por duke respektuar protokollet anti-covid, duke ruajtur distancën dhe duke kryer dezinfektimet të vazhdueshme. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë të gjithë të jemi më të kujdesshëm – vijon Zekja.

 

Disa nga shtetet në Europë i janë rikthyer masave shtrënguese, si Italia, Spanja, Britania etj, por për një ekonomi të brishtë si e jona, një mbyllje e dytë do të ishte me pasoja fatale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re