Prodhuesi Gjergj Gjika gjatë intervistës për “Fax News” ka folur për problemet që ka biznesi i cili sipas tij nuk është ndihmuar me subvencione nga qeveria shqiptare.

Gjika bën me dije se biznesi shqiptar është i pambrojtur dhe ka marrë shumë plagë të rënda gjatë pandemisë ku sipas tij u shkelën ligjet dhe nuk u ndihmua askush.

Ne që prodhojmë dhe jemi kontribuuesit më të mëdhenj me financa të shtetit, por ne jemi kategoria që nuk na ka mbështetur. Nuk kemi pas subvencione për kostet shtesë për pandeminë. Pas krizës do të ketë lëvizje pozitive, pra që do të thotë ka porosi të shumta, tendenca është për të ecur përpara në një rrugë që ne e dimë.

Situata ekonomike të biznesit shqiptar në këto moment që flasim ka filluar të rikuperohet por ka marrë plagë shumë të rënda. Plagët e mara gjatë tërmetit, pandeminë. Shqipëria për pandemi nuk u ndihmua fare, një qeveri e përgjegjshme kur mbushi arkat nuk ndihmoi fare bizneset. E ka detyrim ligjor sic na mbajnë ne taksat edhe ata kanë detyrim ligjore. Në këtë kuadër biznesi shqiptar ndodhet në një vështirësi të madhe, këtë nuk e kuptojnë ata që nuk e kanë prekur sepse propaganda e qeverisë ka bërë të vetën. Jo vetëm që nuk u zbatua ligji por u shkel duke mos ndihmuar askënd.

Këto institucione kanë filluar pasivisht kontrollet janë reprezalje për të mbajtur nën tunelë dhe presioneve ndaj bizneseve. Biznesi shqiptar nuk mund të rimëkëmbet që të marrë atë që meriton. Nuk ka asnjë vend në botë që biznesi vetëm të japë taksa dhe mos marrë asgjë. Janë shkelur ligjet me dy këmbët dhe nuk jemi ndihmuar fare nga qeveria. Kemi rënë në dakord në parim me qeverinë e cila bëri një farsë për të mbështetur biznesin të paktën të ketë një kreditim. Qeveria nuk mund ta lërë jetim biznesin shqiptar, pa pikë mbështetje. Kompanitë që i bëjnë fresk qeverisë marin gjithë fondet kurse bizneset e tjera nuk mbështeten fare.

Ata nuk dhanë asnjë pagë, kurse biznesi mori kredi që të jepte rrogat punëtorëve për 3-4 muaj të pandemisë. Kjo është një propagandë e pacipë e qeverisë. Këta duan ta bëjnë Shqipërinë pa shqiptarë, po deshe qëndro të thotë qeveria po deshe ik. Prandaj ikin njerëzit me trastë në dorë drejt tragetit, askush nuk po qëndron ka humbur shpresa”, tha Gjika.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re