Ish-kryesocialisti Ervin Bushati në një intervistë për Panorama Tv ka komentuar situatën ekonomike në vend, ku tha se çmimet e larta në vend kanë rënduar xhepat e shqiptarëve po këto të fundit do fillojnë të ulen së shpejti, ashtu siç po ndodh në SHBA.

Bushati tha se qeveria po rrit tatimfitimin për bizneset e mëdha në mënyrë që të mbulojë asistencën sociale, pasi nuk ka para në buxhetin e shtetit. Sakaq shtoi se ulja e informalitetit ndikon në ekonomi, dhe se tatimftitmi i vendosur për këta të fundit nuk i dëmton, vetëm nëse qeveria sillet si xhandar dhe abuzon.

Pjesë nga intervista:

A pritet të ketë pasoja të rënda ulja e konsumit?

Në tregjet goditja e parë është pasiguria, çmimet do të përmirësohen nëse mbaron lufta në Ukrainë. Çmimet do stabilizohen dhe do bien, ka rënë inflacioni dhe në SHBA. Rritja e turizmit do ndikojë për mirë, nuk besoj të kemi goditje të tjera. Inflacioni ishte më i ulët në Serbi, Maqedoni.

Po çmimi i apartamenteve?

Ka zona që çmimet janë njësoj, varet nga zona. Në zona të caktuara ka më lakmi, jashtë u7nazas çmimet janë po ato. Ka njërëz që e blenë më afër qendrës, ku i gjejnë paratë është gjë tjetër. Çmimet në ndërtim janë rritur pasi çimento dhe çeliku është rritur nga lufta në Ukrainë, nuk mendoj se do rriten më. Nëse dikush e do në Bllok çmimin do rritet se aq është oferta, por duhet parë se ku i gjejnë paratë. Të shohësh 20 vjeçarë me një ferari në rrugë nuk më duket normale, ne nuk e blemë dot duhen parë paratë e krimit.

Sa sociale është qeveria jonë, mbulon vetëm 20% të vendit?

Shqipëria nuk është e pasur dhe nuk arrihet të mbulohet e gjitha me asistencë sociale, rritja e pagave ka qenë mbi normën e rritjes së çmimeve. Me rritjen e pagës, mesatarja rritet me 20-23%, sot po vlerësohet më shumë puna. Kemi problem me informalitetin, ndaj dhe qeveria i bën presion privatit për të rritur pagat, dhe të deklarohen pagat reale. Duhet të deklarohen pagat reale, dhe shtetit të bëjë reforma. Ne ishim vendi më i varfër, kompanitë duhet të paguajnë tatimfitimin, dhe të rritet progresiviteti dhe me këto para të paguhen asisteca. Ku do ti gjejë paratë shteti.

Ai i dëmton bizneset, tatim fitimi?

90% e bizneseve nuk paguajnë fare, 2% e shqiptarëve mund të ngushtohen shumë por pjesa tjetër mund të fitojë. Qeveria nuk është e mirë me të gjithë, duhet të taksohen këto të tjera. Biznesin e dëmton pasiguria në treg, abuzivizmi nëse shteti sillet si xhandar kur favorizon njërin dhe lë tjetrin. Duhet të rritet tatim fitimi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re