Biznesmeni Endri Meksi është paraqitur sot në SPAK. Siç shihet nga pamjet, Meksi, i cili është dhe pronar i televizionit MCN, është paraqitur i vetëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Kujtojmë se Meksi, publikisht ka denoncuar se ka marrë kërcënime me jetë, ndërsa ka shtuar se i rrezikohet jeta.

Madje ai ka deklaruar se për rastin në fjalë ka bërë dhe denoncim në polici. Nuk dihet ende se për çfarë ka shkuar Meksi në SPAK.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re