TIRANE– Biznesmeni Andrea Zoga, i cili ra mbrëmë pre e dhunës ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë. Ai tha se ishte dhunuar nga disa persona që mendon se janë pjesë e një bandë. Sipas tij motiv mund të jetë bërë një konflikt që vëllai i tij ka me disa persona të tjerë për çështje pronësie.

Në një deklaratë për gazetarët nga ambientet e spitalit të Traumës biznesmeni tha se më të vëllanë nuk ka asnjë marrëdhënie, ndërsa pohoi se ishte kërcënuar me jetë më herët. Teksa kërkoi që të merren masa dhe autorët të vihen para drejtësisë, biznesmeni paralajmëroi se në të kundërt do të largohet nga Shqipëria.

“Vëllai ka konflikt me persona të tjera. Bëhet fjalë për një konflikt për pronën. Mbi këtë pronë është ndërtuar pallat dhe i vëllai ka detyrim ndaj këtyre personave. Jam kërcënuiar dhe më parë. E kam cuar çështjen në prokurori. Zonja e mbyll këtë çështje pa e rihapur fare pasi nuk gjen prova. Sot pas një muaj pasi është mbyllur çështja, dark një bandë që të dhunon në mes të rrugës. Skam asnjë konflikt tjetër. Kam 20 vite në treg. Jam një nga sponsorat e ambasadës amerikane. Dallova vetëm dy persona me kapele që kishin ulur kokën që po drejtoheshin drejt meje, që mos ti njihja. Më pas 4 persona më sulen. Bëra denoncim në policia dhe tek kryeministri. I falënderoj. Kërkoj që të merren masa për këtë rast. Skam asnjë konflikt. Ka kamera sigurie”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re