Skip to content

Biznesmeni italian u vra me plumb në kokë në Salarinë, i afërmi zbardh detajet: Kishte konflikte me dy fëmijët e ortakut!


Familja e Edoardo Sarchi, që u vra ditën e shtunë në Salarinë të Tepelenës, kanë thyer heshtjen. Sipërmarrësi i pasurive të paluajtshme u vra me një plumb në kokë, ndërsa familja prej të zbardhet e vërteta. Riccardo Barbieri, pronar i një hoteli në zonën e Varesës dhe kushëri i viktimës tregon detaje nga konfliktet e mundshme që 44-vjeçari mund të ketë pasur, duke i sjellë atij dhe vdekjen. Ai tregoi për ‘La Republica’ se Sarchi ishte vendosur në Shqipëri 20 vite më parë, ku merrej me biznes.

Ndër të tjera, familjari i viktimës shigjeton ortakun e të ndjerit në biznes, si të përfshirë në krim. Sipas tij, “Diçka ndodhi me dy fëmijët e partnerit të tij në biznes. Mendojmë se ishte një sherr. Por vetëm hetimet e mëtejshme do të sqarojnë gjithçka. Nuk mund të kuptojmë se pse u vra Edoardo, po presim motivet”, shtoi ai. Kujtojmë se sot biznesmeni italian do të përcillet për në banesën e fundit.