Biznesmeni i ri nga Tirana Altin Bamllari ka shkuar mbrëmë në një hotel në Gjirokastër, konkretisht te Kërculla Resort por pavarësisht se, siç thotë ai, gjithçka ishte perfekte, restoranti ishte bosh.

Arsyen ia ka shpjeguar me shumë humor e karizmë, kamarieri.

Ja si e tregon të gjithën vetë Bamllari.

“Super Hotel në Gjirokastër, Kërculla Resort. Perfekt në gjithçka, nga dhomat lluksoze deri te qifqitë dhe shapkati në pjatë. Sa keq më vjen që s’është plot. E pyes kamarierin pse dhe i flas për Korçën, që s’ke shans të gjesh vend në fundjavë. -Epo Korça është me kulturë, më thotë. -Po pse mo, Gjirokastra s’qenka, kështu? – i bëj pak opozitë.

-Janë mo, janë, por bëjnë vetëm llogari. Kurse korçarët kursejnë, por dinë të jetojnë edhe me pak. Nuk e di. Kështu mendoj unë.

Po bota? Ç’thotë bota vallë?”

E pra, ndonjëherë nuk duhet të bësh llogari sepse duke përllogaritur gjithçka, harron të jetosh. Korçarët mesa duket e kanë gjetur të “mesmen e artë”.Share this:

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re