Zyrtarët e mbrojtjes të Bjellorusisë kanë njoftuar për nisjen e stërvitjeve ushtarake pranë kufirit me Poloninë, shtet anëtar të Bashkimit Evropian.

 

Ministria e Mbrojtjes tha më 8 shtator se trupat do të trajnohen “për të çliruar territorin e okuptuar përkohësisht nga armiku” dhe për të rimarrë kontrollin e territorit në zonat kufitare.

 

Kjo ministria tha se manovrat do të mbahen bazën stërvitore ushtarake në Brest, afër kufirit me Poloninë, por edhe në zonat përreth kryeqytetit, Minsk, dhe në Vitebsk në verilindje të Bjellorusisë.

 

Autoritetet nuk bën të ditur se sa ushtarë janë të përfshirë në këto stërvitje, por thanë se “numri i trupave pjesëmarrëse në stërvitje, numri i armëve dhe pajisjeve ushtarake nuk tejkalon nivelin e përcaktuar sipas dokumentit të Vjenës të vitit 2011”.

 

Lideri i kontestuar bjellorus, Aleksandr Lukashenka, ka lejuar ushtrinë ruse që të përdorë territorin e Bjellorusisë për të nisur sulme ndaj Ukrainës në fillim të pushtimit të paprovokuar.

 

Lukashenka ka mohuar se trupat bjelloruse po marrin pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë në asnjë armiqësi.

 

Ka pasur raportime se disa bjellorusë kanë refuzuar që të marrin pjesë në aktivitetet në mbështetje të pushtimit rus. REL/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re