Kryeminsitri Edi Rama teksa po zhvillon një konferencë për shtyp duke folur për procesine rindërtimit i është përgjigjur live komentuesve në rrjetet sociale.

“Bjeri bjeri se i bje bukur, po bën shkolla me lekë borxh”.- ishte një nga komentet, të cilin Rama e kundërshtoi duke thënë se shkollat po ndërtohen me lekët e shtetit.

“Shkolla po bëhen me lekë borxh?! Asnjë shkollë në RSH nuk po ndërtohet me lekë borxh po me lekët tona të buxhetit. Asnjë lekë borxh.”- tha Rama.

Po ashtu Rama reagoi edhe në lidhje uljen e taksave, ku tha se deri në vitin 2029, nëse ai do të jetë në pushtet nuk do të ketë TVSH për biznesin e vogël.

“Ne jemi kujtuar për uljen e taksave në fund të vitit 2013. Kemi premtuar përgjysmimin e taksës së biznesit të vogël dhe kemi ulur me paketën e parë fiskale gjysmë për gjysmë, taksën për biznesin e vogël. Ulja e tanishme nuk është një premtim është fakt i kryer. E kemi dhënë premtimin para se të vinte karantina e përgjithshme. Ne deri në vitin 2029 do të garantojmë duke pasur njëkohësisht edhe të drejtën nga shqiptarët, që nuk do të ketë TVSH për biznesin e vogël. Ne e kemi bërë ligj nuk është premtim. Ne këtë do ta mbajmë deri në vitin 2029.

E fundit, kur flas për pagën minimale, nuk flas në shtet, por të imponuar në Republikën e Shqipërisë në sektorin privat. 300 mijë lekë do të jetë paga minimale e detyruar për çdo kompani private që punëson njerëz. Në shtet ne nuk kemi paga të tilla.”- tha Rama. (M.Q/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re