Skip to content

BKH, ambasada e SHBA: Çdokush që përmbush kriteret të aplikojë për t`u bërë pjesë e një ekipi që do punojë me SPAK

120416134 10157726315315838 1340403202325185950 n

Ambasada amerikane në Tiranë bën apel që çdokush që përmbush kriteret për hetuesit specialë të BKH të aplikojë për të krijuar sipas saj, një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.

“Aplikimet për hetuesit specialë të BKH-së janë të hapura edhe për një ditë.

ÇDOKUSH që përmbush kriteret e kërkuara mund të aplikojë për këtë mundësi shumë të mirë për t`u bërë pjesë e një ekipi që do të punojë nën drejtimin e Prokurorëve të SPAK për të hetuar shkeljet penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për të garantuar një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.

Nxitoni, kjo është mundësia juaj! Aplikimet duhen dorëzuar deri nesër, 29 shtator.

Shihni kriteret e kërkuara dhe çdo gjë që duhet të dini përpara se të aplikoni duke klikuar këtu: https://bit.ly/342pGTS”- shkruan ambasada e SHBA. ()