Byroja Kombëtare e Hetimit bën me dije se ka mbyllur procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare për hetues duke kualifikuar 421 kandidatë.

Në njoftimin zyrtar thuhet se nga 572 aplikime, 151 nuk e kaluan dot fazën tjetër teksa të kualifikuarit më 27 maj i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim.

Pas kësaj faze më 1 qershor deri më 4 qershor do të zhvillohet Testi i Aftësive Fizike.

Njoftimi 

Komisioni i Përzgjedhjes në datë 24.05.2021, mbylli procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve për hetues, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Komisioni i Përzgjedhjes shqyrtoi 572 aplikime, ku u kualifikuan 421 kandidatë dhe 151 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.

Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shkarkoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 27.05.2021, do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim.

Testi i Arsyetimit Logjik do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden në LINK 2 bashkëlidhur.

Testi i Afëtsive Fizike do të zhvillohet në datat 01 .06 – 04.06.2021, kandidatët e kualifikuar për këtë fazë do të njoftohen pas përfundimit të Testit Logjik.

Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re