BKH pa drejtues/ Vijon verifikimi e figurës dhe pastërtisë për 7 kandidatët

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka njoftuar përfundimin e mandatit 5-vjeçar të kryetares së Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Aida Hajnaj.

Më herët është hapur gara për të gjetur pasuesen e saj në krye të  këtij organi.

Në total u shqyrtuan aplikimet dhe dokumentacioni i 13 kandidatëve, ndërsa vetëm 7 prej tyre kaluan në fazën tjetër të konkurimit.

Pas verifikimit të dokumentacionit dhe përmbushjes së kritereve ligjore, kandidatët që vijojnë garën janë:

-Andi Pogaçe

-Artur Beu

-Elton Kërluku

-Gentian Ndoi

-Gentjan Shehaj

-Gledis Nano

-Joni Keta

Tashmë të 7 kandidatët do të pikëzohen nga komisioni, që përbëhet nga tre prokurorë dhe më pas emri do t’i kalojë KLP për votim.