Skip to content

“Black out” në kryeqytet! Zonat që mbetën pa energji elektrike për më shumë se 30 minuta në Tiranë

Disa zona të Tiranës, janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike mesditën e sotme për më shumë se 30 minuta.

FOTO ILUSTRUESE

Mësohet se zonat e prekura janë: Rruga e Elbasanit, Uzina e Autotraktorëve, Brryli, Shkolla e Bashkuar, Ali Demi, si dhe zona e Freskut.

Ende nuk dihet se pse është shkaktuar kjo ndërprerje.

“”