Ekzekutimi i shqiptarit Bledar Muça në Antwerp të Belgjikës nuk është i vetmi në botën e krimit. Një javë para se të ekzekutohej Bledar Muça, një nga dëshmitarët kyç ndaj vrasësit holandez Ridouan Taghi, u qëllua për vdekje.

Ai u gjet i ekzekutuar me armë zjarri në një makinë të djegur në Cadiz të Spanjës. 52 vjeçari Ebrahim Buzhu do të dëshmonte ndaj Taghit, i cili u arrestua në Dubai në vitin 2019. Ky i fundit po përballet me drejtësinë holandeze për një numër vrasjesh si dhe është akuzuar për përgatitjen e një rebelimi të dhunshëm brenda burgut si dhe për urdhërimin e vrasjeve nga qelia e tij.

Një javë pas vrasjes së Ebrahim Buzhu, në Antwerp të Belgjikës u ekzekutua jashtë banesës së tij, shqiptari Bledar Muça.

Ai ishte krahu i djathtë i të fortëve të Elbasanit Florenc dhe Adrian Çapja si dhe ka jetuar në Londër me dokumente të rreme deri në vitin 2020. Por vrasjet në botën e krimit nuk do të ndaleshin këtu, një tjetër trafikant droge Ebrahim Buzhu mbeti i vrarë. 52 vjeçari njihej edhe si “kasapi”. Buzhu besohej se ishte rivali i Taghit dhe e kishte denoncuar atë në polici në vitin 2015.

Buzhu do të dilte dëshmitar në gjyqin ndaj tij ku Taghi së bashku me 16 persona të tjerë, dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit kriminal të njohur si “Mocro Mafia” dhe akuzohet për vrasje dhe tentativë vrasjeje. Policia e arrestoi atë në vitin 2019 në Duabi pas bastisjes së apartamentit të tij luksoz dhe u ekstradua në Holandë për t’u përballur me drejtësinë. Policia dhe prokurorët besojnë se ai ka vijuar të urdhërojë vrasje edhe nga qelia e tij ndërsa po planifikonte të arratisej nga burgu, shkruan The National News.

Sipas të dhënave gjykatës Taghi i kërkoi njërit prej avokatëve të tij, kushëririt të tij Youssef Taghi, udhëzime për planet e arratisjes. Thuhet se ai po planifikonte të punësonte një mercenar komando nga Ballkani që të lirohej. Avokati kryesor i Taghit, Inez Weski, i mohoi akuzat.

Ndërkaq javën e kaluar Youssef Taghi u akuzua për shpërdorim detyre se po i jepte informacione nga burgu botës së krimit. Por edhe ai i mohoi akuzat.

Ridouan Taghi dyshohet gjithashtu edhe për urdhërimin e vrasjes së gazetarit holandez De Vries, i cili këshillonte dëshmitarin kryesor, Nabil Bakkali, një ish-anëtar i bandës, në gjyqin ndaj Taghit. Kjo ndodhi pas vrasjes së avokatit të Bakkali, Derk Wiersum në 2019 dhe vëllait të tij Reduan Bakkali në 2018. Taghi urdhëroi vrasjen e Reduan Bakkali pas dëshmisë së tij.

Zyrtarët në Belgjikë thonë se shumica e kokainës mbërrin në Antwerp më pas dërgohet në Holandë. Shifrat e fundit tregojnë se shumica e drogës në Evropë kontrabandohet përmes Belgjikës, me një qarkullim deri në 130 miliardë euro.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re