Subscribe

Ndotja akustike në plazhe nuk do të tolerohet këtë ë sezonin turistik. Gjatë një takimi me  drejtuesit e task forcën në Sarandë Ministri  Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi kërkoi bashkëpunim nga të gjithë bizneset që të jenë të kujdesshëm gjatë gjithë sezonit.

 

‘Nuk lejohen më zhurmat pas orës 12:00 të natës. Më shumë ne përfitojmë lavdërime dhe turistë duke kufizuar zhurmat sesa duke i prishur qetësinë 10 apo 20 pushuesve që duan muzikë me volum të lartë. Ndërkohë 500 të tjerë që janë rreth e rrotull shqetësohen që kanë ardhur me pushime dhe nuk kalojnë asnjë ditë të qetë”.

 

Ministri Çuçi kërkoi nga inspektorët e AKU-së që të jenë të kujdeshëm dhe të jenë të rreptë me subjektet që nuk respektojnë kushtet e tregtimit apo ruajtjes së produkteve ushqimore.

 

“Duhet të veproni me seriozitetin maksimal, por me kulmin e etikës dhe edukatës. Kjo është themelore për të pasur një fytyrë të shtetit ashtu siç duhet dhe për të garantuar gjithë pushuesit. Nëse pushuesi mund të të falë disi zhurmën, kur vjen puna tek ushqimi askush nuk toleron. Prandaj duhet të jemi shumë rigoroz në këtë drejtim”.

 

Himara dhe Saranda janë dy nga plazhet ku numri i turistëve vendas dhe të huaj  shënon rritje vit pas viti.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re