Emisioni “Byro Politike” në Abc News është fokusuar sonte te dy ligjet për mediat që u votuan në parlament. Në panelin e moderatores Juli Xhokaxhi është deputetja socialiste Milva Ekonomi dhe gazetarët Mimoza Koçiu, Bledian Koka dhe Frrok Çupi.

Në ligjeratën e saj, Ekonomi tha se kemi dashur të bëjmë një ligj që media online të vetërregullohet. Po sipas saj, draftet kanë më shumë se një vit që diskutohen, dhe tashmë kanë marrë edhe pëlqimin e ndërkombëtareve.

Ka replikuar, drejtori i Syri.net, Bledian Koka i cili u shpreh se ” Znj. Ekonomi, thatë se keni një vit që e keni nisur, por e diskutoni vetëm me veten tuaj. Ne gazetarët dhe shoqatat jemi ftuar në këtë debat 4 ditë më parë. Shefi yt politik ka vetëm një qëllim që sot e miratoi: Të kontrollojë median! Ju e keni qëllim vetëm median online. Që do të thotë nëse shpif një gazetë ajo nuk ndëshohet nga ky ligj. Ne nuk kemi frikë dhe do i themi gjërat si janë. Ju keni bërë gati Tomi Frashërin për në krye të AKEP, dhe hoqët Ilir Zelën. Ndërsa për tek AMA keni planifikuar një shërbyes të Erion Veliaj, që quhet Maklen Misha”, tha më tej Koka.

Ndërsa Ekonomi gjatë fjalës së saj u përpoq të vinte theksin tek mbrojtja që do ju bëhet njerëzve, kryesisht atyre publik që kanë qenë në shenjestër të portale. Sipas saj, ky ligj do shërbejë si kornizë për vetërregullim. Ndërsa gjobat, tha se do jenë proporcionale.

“Gazetaria ka një kod etike. Organet janë këshilli i ankesave dhe bordi i AMA-s. Këshillit i jepen disa njerëz të rinj nga fusha e juride që të bëjë një vlerësim mes fjalës së lirë dhe privatësisë. Kjo ka ka qenë një ndër debatet me ndërkombëtaret ruajtja e balancës mes fjalës së lirë dhe privatësisë. Ky debat me ndërkombëtar është i zgjidhur. Ky ligj ndaj mori kaq shumë kohë nga hartimi deri në votim”, tha Ekonomi.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=PITEcuVp14Q&w=560&h=315]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re