Skip to content

Blegtorët e Dimalit në krizë, përmbytjet u dëmtuan ushqimin e kafshëve: Nuk morëm asnjë ndihmë

ok 36

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga përmbytjet, pasojat vazhdojnë të ndjehen ende.

Një nga zonat që u dëmtua rëndë ishte fshati Hing dhe Samaticë të bashkisë Dimal. Në këto zona ende nuk ka asnjë ndihmë për përmbytjet e shkaktuara nga dalja e lumit Seman.

Sasia e madhe e ujit ka përmbytur toka bujqësore dhe kullota, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për fermerët e zonës.

Situata është veçanërisht e vështirë për blegtorët, të cilët sot përballen me mungesë të bazës ushqimore për kafshët. Foragjerët janë dëmtuar, ndërsa rezervat ushqimore janë shkatërruar nga uji, duke rrezikuar mbijetesën e gjësë së gjallë.