Skip to content

Blegtoria drejt rënies, numri i gjedhëve u përgjysmua dekadën e fundit

auto auto sektori e blegtorise16971115871740577862 1

Në Shqipëri, nga viti në vit, ka më pak dhi, dele dhe lopë. Braktisja e fshatrave dhe faktorë të tjerë që lidhen me mundësitë e mbarështimit të tyre bëjnë që numri i tyre të tkurret rreth 10%.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i të imtave për vitin 2024 ishte 1.8 milion, ndërsa numri i gjedhëve 283 mijë. Për një dekadë, vihet re një përgjysmim i tyre, pasi në vitin 2014, në vendin tonë mbarështoheshin 2.7 milion të imta dhe 498 mijë gjedhë.

Sipas qarqeve, kryesojnë për mbarështimin e gjedhit, Fieri dhe Korça, ndërsa përqendrimi më i madh i numrit të deleve është në qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës me 15%.

Zhvillimet e viteve të fundit kanë bërë që sektori të fillojë të ndiejë mungesën e prodhimit vendas të mishit dhe qumështit, ndërsa blegtorët ankohen edhe për politika të padrejta që u bëhen atyre me çmimet, tregun dhe mbështetjen nga qeveria.