Blegtorët e tre qarqeve të jugut Gjirokastër, Fier e Vlorë kanë zhvilluar një protestë mëngjesin e sotëm në fshatin Jorgucat Bashkia Dropull, për mungesën e subvencionimeve nga ana e qeverisë shqiptare.

Ata kanë kërkuar me ngulm një zgjidhje emergjente për mbijetesën e të imtave dhe produkteve të tyre pasi në kushtet aktuale, është shumë e vështirë. Blegtorët i kanë dërguar një peticion të ashpër ministres së bujqësisë Krifca për të zgjidhur medoemos çështjen e subvencionimeve pasi çmimi i qumështit që ata shesin tek të tretët, është më i lirë se i ujit.

Në kushtet kur janë rritur apo dyfishuar çmimet e jonxhës, apo dhe preparatëve të tjera bujqësore e ushqimore tek të imtat, kjo duhet të reflektojë edhe tek rritja e çmimit të qumështit tek prodhuesit e nënprodukteve të tij.

Por deri më tani kjo ka munguar pasi çmimi është fiksuar tek 100 lekshi për litër. Ndërkohë që kostoja e prodhimit të qumështit është gati dyfish njëhësuar edhe me kostot e ushqimeve tek të imtat. Blegtorët i kanë lënë afat ministres Krifca dhe qeverisë shqiptare që të negociojnë këtë situatë pasi në të kundërt, protestat e tyre do të përshkallëzohen. Në mungesë të një reagimi nga qeveria shqiptare, disa prej blegtorëve po mendojnë seriozisht edhe zgjidhjen ekstreme, atë të shitjes së të imtave dhe largimin në emigracion.

“Shteti nuk na ndihmon nuk na mbron. Të gjithë janë rritur çmimeve kurse qumështi nuk rritet. Kot punojmë ne, askush nuk na mbron. Kur kemi ne një hall askush nuk del njeri, skemi ctë bëjmë. Ne tek shteti përgjigjemi me taksa kurse këta nuk përgjigjen ndaj ne. Qumështin e shesim 80 ose 100 lek , një shishe qumështi kushton 50 lekë. 100 lekë e sheshim qumështin, jemi në dorë të grumbulluesit në baxho”, u shpreh blektori.

“Kërkojmë takim me ministren e Bujqësisë, nëse ajo e refuzon, ministren e kemi vendosur ne dhe ky popull me këto vota. Të vijë të japë shpjegim! Ne nuk kemi gjë me baxhoxhinj, tu heqë shteti 14% baxhos, ne po falimentojmë”, tha një blektor.

“Kam 5 vjet që kam ardhur nga Greqia, 3 muaj jemi me loek dhe pastaj pa lekë fare. Punojmë për baxhot dhe kasapët e mishit. Ta mendojnë mirë këtë punë ose ne do të ikim prapë”, tha një emigrant i kthyer në Shqipëri.

Të tre qarqet e jugut mbulojnë gati në masën 80% të prodhimit të mishit dhe qumshtit të të imtave në të gjithë Shqipërinë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re