Një grua amerikane u trondit plotësisht nga një blerje në një nga dyqanet gjithnjë e më të njohura “second hand”.

Blerja e një xhakete të kuqe shumë të zakonshme i solli kësaj gruaje një mesazh shumë rrëqethës.

Ajo hasi në një shënim nga poseduesja e mëparshme që kërkonte të varrosej me këtë veshje. Postimi ka nisur menjëherë të qarkullojë në rrjetet sociale.

“Më varrosni në këtë xhaketë sportive të kuqe”, lexonte një copë letër e futur në xhepin e xhaketës.

Duket se pronares së mëparshme nuk iu plotësua dëshira, pasi veshja ishte në raftet e dyqanit.

“Kjo më trishtoi shumë. Një dëshirë modeste e saj nuk iu plotësua”, ishte një nga komentet në rrjetet sociale.

“Kini kujdes: pronarja e ndjerë mund t’ju ndjekë për shkak të xhaketës së saj”, ishte një koment tjetër me humor. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re