Blendi Fevziu thotë se sipas parashikimeve të tij, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk fiton dot zgjedhje.

Fevziu u shpreh “basti i madh” i Bashës ishin zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, në të cilat e djathta humbi përballë Partisë Socialiste, e cila për herë të parë në Shqipëri fitoi 3 mandate rresht.

“Ka një gjë shumë të thjeshtë. Unë nuk kam surprizë në rezultatet e bashkive të tjera. Mendoj që një mundësi z.Berisha të fitojë Shkodrën por duhet parë sa do të jetë përqindja e atyre që do të marrë Basha sepse sa më e lartë të jetë kjo përqindje aq më shumë u rritet mundësia socialistëve që të fitojnë bashkinë.

Problemi është shumë i thjeshtë, ka një problem Partia Demokratike, jo opozita shqiptare. Lulzim Basha nuk fiton zgjedhje. Ishte basti i vetëm dhe beteja e vërtetë e Lulzim Bashës ishte beteja e 25 Prillit. Ai ishte lideri i një opozite të bashkuar ku kishte brenda z.Berisha si mbështetës të tij brenda partisë, LSI, të gjitha partitë e tjera aleate dhe me një koalicion të tillë ai nuk arriti të mundte Ramën, madje as ta kondiciononte Ramën. Rama fitoi mbi 70% të votave vetë”, tha ndër të tjera Blendi Fevziu

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re