Blendi Fevziu tha se ka një rast për t’u hetuar nga efektivët e OFL-së, sipas ligjit antiKÇK.
Ai thotë se në periferi të Tiranës, një biznesmen ka montuar një sistem alarmi që ka kushtuar gjysmë milion euro.
“E di që një prej vilave që ndodhet në periferi të Tiranës ka 500 e ca mijë euro sistem alarmi.
Kush është ky bandit që harxhon gjysmë milioni euro për t’u ruajtur?
Nga kush trembet, nga qentë apo nga zogjtë”, tha Fevziu.
Moderatori i njeh mirë këta personazhe, pasi jetojnë të gjithë bashkë në një zonë.
