Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, ka folur për përplasjen e fortë Berisha-Basha në 8 janar në selinë e PD, dhe ngjarjet në këtë parti.

Fevziu tha se ky konflikt, “u zgjidh” nga një palë e tretë, që ishte policia, pra shteti dhe se sot opozita ka përfunduar aq keq sa ka mbetur në dorën e Edi Ramës, të zgjedhë se kë do të njohë si kryetar legjitim.

Dy forca, gjejnë një pikë të përbashkët që të mund të demonstrojnë forcën. Luftërat e mëdha zhvillohen edhe si provë force. 

Prova e forcës nuk pati protagonist palët, por një të tretë, që ishte policia. Pala e tretë e zgjidhi konfliktin.

U fut një faktor i tretë vendimtar për opozitën, që është shteti. Deri tani shteti ishte tërhequr mënjanë. Befas u bë prova e forcës. Shteti po njeh për partner Bashën deri në këto momente. Megjithatë ai vendosi ta blindojë selinë.

Në momentin që blinoi partine, kontestuesit e tij, që ishin në dijeni të blindimit, tentuan ta marrin dhe të hyjnë aty. Diçka nuk ka funksionuar në mënyrën se si vajtën ta merrnin.

Pas hyrjes së protestuesve, ndërhyri policia. Në këtë moment, shteti mori një pozicion, që njeh zyrtarisht si kryetar të PD, Lulzim Bashës.

Problemi më i madh i opozitës është se përcaktimin e saj do ta bëjë shteti sot, pra qeveria.

Nëse Edi Rama vendoste të mos ta mbronte Bashën, do t’i kishte rënë selia. Nëse kundërshtarët hyjnë edhe sot, ai shkon me një bombol gazi dhe i nxjerr jashtë.

Është e trishtë sepse sot duhet të pyesësh Ramën për opozitën“, tha Fevziu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re