Ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja ka votuar në Qendren e Votimit të vendosur pranë shkollës “At Zef Pllumi” i shoqëruar nga bashkëshortja.
Pas votimit ministri Gonxhja dha edhe një mesazh për qytetarët që të votojnë masivisht,.
“Qoftë kjo ditë me diell e me pjesëmarrje të lartë kudo!
Vota, një e drejtë për të cilën kemi vuajtur dhe luftuar, është themeli i demokracisë, ndaj duhet të dalim e të votojmë masivisht!
Faleminderit!”, tha ai.