Pas deklaratës së bujshme të ministrit Blendi Klosi, se plazhi do të lejohet me autorizim, nga e-albania, tashmë ka një ndryshim në qëndrimin e tij. Duke qenë se reagimi popullor ishte mjaft i ashpër në rrjetet sociale, Klosi nuk flet më për autorizimin, por vetëm për distancat që duhen respektuar.

Në një intervistë në emisionin “Open”, ministri i Turizmit tha se dhe këtë vit do të bëhet plazh, por do të ketë rregulla të reja.

“Ka disa masa që po merren. Do ketë një rregullore të re. Do ketë disa kushte në mënyrë që ato që shkojnë për pushime të mos kthehen në vatra infektimi”, u shpreh ai.

Më tej ai foli për kushte të reja, ku u shpreh se çadrat do duhet të jenë në një distancë 3.5 metra nga njëra-tjetra.

“Higjiena është parësore. Një ndër gjërat që do ndalohen bufetë e hapura. Duhet të kenë hapësira shumë të detajuara. Në tavolinë mos të ketë më shumë se 2-4 persona. Si fillim të hapen restorantet në natyrë. Çadra nga çadra duhet të kenë distancë 3.5 metra dhe një distancë nga deti. Stafi i punës në plazhe dhet të jenë të trajnuar, për mënyrën e sjelljes ndaj një situate të tillë”, shtoi më tej ministri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re