I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus,Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka zbuluar ‘pengun’ e tij më të madh karshi fëmijëve. Si çdo politikan , koha për të kaluar pranë fëmijëve nuk është asnjëherë e mjaftueshme, e për këtë Klosi ndihet paksa ‘fajtor’ .

“ Njeriu e zgjedh vetë jetën që do të bëjë dhe natyrisht që është një problem, ose si të thuash një peng që kam karshi fëmijëve , ne nuk rimë aq sa duhet bashkë. Por realisht ne ndajmë kohë me njëri tjetrin dhe kjo falë Norës që e menaxhon kohën shumë më tepër me fëmijët dhe e menaxhon edhe për mua bashkë me ta. Ne kemi një ditë të shenjtë që është e Diela”, përfundoi Blendi Klosi.

Ministri Klosi ka ndarë gjithashtu edhe momente nga jeta e tij private, ku ka zbuluar për publikun dhe momentin kur ka njohur Norën, bashkëshorten e tij.

“ Unë Norën e kam njohur në television, unë jepja intervista në televizionin Klan , patëm njohjen e parë. Krijuam miqësi e më pas familjen. Në pjesën e debateve dhe në marrëdhënien me gazetarët dhe median më ndihmon shumë”, u shpreh ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re