Një 48-vjeçar, banues në fshatin Memzotaj, është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës pasi disa nxënës të shkollës në këtë fshat kanë deklaruar se nuk janë ndjerë mirë pasi kanë blerë produkte në dyqanin e tij. Deri tani nuk ka detaje, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtyre pendimeve.

Njoftimi:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 48 vjeç, banues në fshatin Memzotaj, pasi disa nxënës të shkollës së këtij fshati kanë deklaruar se nuk janë ndjerë mirë pas konsumimit të disa produkteve që kanë blerë në dyqanin e këtij shtetasi”, thekson policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re