Media italiane Meridionews ka publikuar detaje të reja lidhur me personat që janë në gjykim në Itali për dosjen e Habilajve. Një prej tyre është dhe 47-vjeçari Antonio Riela, i cili është një nga blerësit e lëndës narkotike që vinte nga Shqipëria prej vëllezërve Habilaj.

Duke folur për Gjyqtarin e çështjes Riela nuk ka dashur që të tregojë emrin e pronarit të depos ku ruhej droga në Katania, mirëpo ka dhënë detaje për mënyrën sesi njihej Moisi Habilaj. Sipas tij Habilaj mbrohej nga një person i fuqishëm dhe me mjaft pushtet në Shqipëri.

“Moisi Habilaj më siguroi duke më thënë se ai ishte i mbrojtur si një person i rëndësishëm në Shqipëri, i cili e lejonte atë që të transportonte sasi të mëdha të marjuanës,” ka thënë 47-vjeçari në Gjykatë.

“Ai më tha edhe emrin e këtij personi, por tani nuk më kujtohet”, ka shtuar më tej Riela në përballjen me gjykatësin Andrea Bonomo.

Më tej ai ka folur dhe për blerjen e bizhuterive nga ana e Moisiut që do të dërgoheshin në Shqipëri.

“Unë shoqërova Moisin tek një tregtar që qëndron prapa gjykatës së Catania, në një kryq në një derë. Unë nuk hyra, por e di se ata do të niseshin për në Shqipëri dhe për këtë u blenë dhe bizhuteritë. Ishte dhjetor 2013”, është shprehur më tej Reila.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re