Mes 10 emrave të jetës publike që studiuesi Vladimir Kola ka zbuluar se kanë doktoratura të vjedhura është edhe deputetja Blerina Gjylameti.

“Siç e kam thënë në analizën që kam publikuar në profilin tim në Facebook,  në Tezën e doktoraturës së Gjylametit janë kopjuar pak a shumë 22 faqe (në ndonjë rast, me ndonjë ndryshim të vogël në tekst), nga një studim i vitit 2008 me titull “An Introduction to Strategic Human Resource Management”, me autorë Paëan Budhëar dhe  Samuel Aryee. Studimi i vitit 2008, nuk është cituar, referuar në tekstin e Tezës, as nuk është listuar te literatura e konsultuar, në fund të Tezës.” – shrpehet Kola në një intervistë për gazetën ‘Dita’.

Kola shpjegon se plagjiatura në doktoraturën e Gjylametit është jashtëzakonisht e lartë.

“Për ta kuptuar duhet të kemi parasysh shumë faktorë, por mbi të gjitha tre: 1) a është referuar burimi origjinal? 2) sa përqindje e burimit origjinal është kopjuar? 3) kopjimi është bërë në mënyrë diskrecionale apo pa diskrecion? Në lidhje me referimin, përveç ndonjë fjalie të shkurtër, për fjalitë e gjata dhe për paragrafët duhet të behet referimi i burimit origjinal. 

Në lidhje me përqindjen e kopjuar nga burimi origjinal, edhe pse ka interpretime të ndryshme,  një përqindje që tejkalon 10-15 % të burimit origjinal, do të konsiderohej përqindje e lartë. Duhet parë edhe një aspekt tjetër, domethënë si është bërë kopjimi, për shembull të kopjosh pesë faqe pa ndërprerje nuk është njësoj si të ishin të shpërndara në shumë paragrafë, në shumë faqe, të një tekst prej 200 faqesh. Nëse i kopjon duke i copëzuar në shumë paragrafë dhe e referon burimin origjinal, do të konsiderohej si diçka normale (me kusht që të mos jetë një përqindje shumë e lartë e burimit origjinal), por nëse i merr dhe i vendos pesë faqe bashkë, atëherë do të konsiderohej si shkelje edhe duke i referuar, sepse mungon puna jote intelektuale si autori i studimit.

Në rastin e zonjës Gjylameti, burimi origjinal nuk është referuar, është kopjuar një përqindje shumë e lartë rreth 90 % e studimit të vitit 2008 dhe në disa pjesë të tezës është pa diskrecion (faqe të tëra).” – u shpreh Vladimir Kola.

Që prej dhjetorit 2018, kur studiuesi nisi kërkimin për plagjiatura të vjedhura, ai ka zbuluar 10 emra.

Mimi Kodheli, Monika Kryemadhi, Ditjona Kule, Vangjel Tavo, Mithat Mema, Kseanela Sotirfoski, Shemsho Lamaj, Blerina Gjylameti. Mema dhe Sotirorfski jo për doktoraturë, por për artikuj shkencorë.

BLERINA GJYLAMETI DOKTORATURË ME PLAGJIATURË

Zbulimi dhe analiza e plagjiaturës së Tezës së doktoraturës më titull “Ndikimi i manaxhimit strategjik të burimeve njerëzore në performancën organizative – Rasti i organizatave të sektorit publik lokal”, e mbrojtur nga Blerina Gjylameti, në vitin 2017, pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Perlat Lame.

Teza në fjalë gjendet e plotë në internet në këtë adresë:
http://www.doktoratura.unitir.edu.al/…/blerina-gjylameti.pdf .

Nga ky zbulim dhe nga kjo analizë, rezulton se në Tezën e doktoraturës së Gjylametit janë kopjuar pak a shumë 22 faqe (në ndonjë rast, me ndonjë ndryshim të vogël në tekst), nga një studim i vitit 2008 me titull “An Introduction to Strategic Human Resource Management”, me autorë Pawan Budhwar dhe Samuel Aryee.

Ky studim është kapitulli i parë i librit “Strategic Human Resource Management : Building Research-Based Practice”, Aston Centre for Human Resources, London : Chartered Institute of Personnel and Development, 2008, faqet 9-32.

Studimi i vitit 2008, i shkruar nga Pawan Budhwar dhe Samuel Aryee gjendet i plotë në internet në këtë adresë (mund ta konsultoni duke u regjistruar me email ose nga profili i Facebook):
https://www.academia.edu/…/Chapter_1_An_Introduction_to_Str… .

Përmbajtja e librit, ku studimi i vitit 2008 është kapitulli i parë, gjendet në këtë adresë:
https://www.worldcat.org/…/strategic-human-r…/oclc/183916918 .

Siç e thashë, në Tezën e doktoraturës në fjalë janë kopjuar pak a shumë 22 faqe (në ndonjë rast, me ndonjë ndryshim të vogël në tekst), pa cituar, referuar apo listuar te literatura e konsultuar, burimin origjinal. Pra, sikur burimi origjinal të mos ekzistonte apo sikur të mos ishte konsultuar fare nga autorja e Tezës. Gjithsesi, duke qenë se burimi origjinal është kopjuar pothuajse krejtësisht, kjo gjë do të përbënte shkelje edhe po të ishte referuar në Tezë, sepse nuk ka kuptim të kopjosh një studim tjetër pothuajse në tërësinë e tij, por natyrisht mungesa e referimit e bën shkeljen akoma më të rëndë.

Konkretisht, në Tezën e doktoraturës së Blerina Gjylametit janë kopjuar, nga “An Introduction to Strategic Human Resource Management”, faqet 14-27, 41-51, 56-59 (në disa raste e gjithë faqja, në disa të tjera një pjesë e faqes).

Poshtë po vendos krahasimin e teksteve:

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re