Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka sqaruar sot lajmin e dalë në disa media lidhur me kërkesën e bere nga Agjencia e Sherbimeve për blerjen e një numri arkivolësh.

Në një intervistë për Report tv, Veliaj tha se Bashkia në detyrat e saj mbulon dhe kryen të gjithë shërbimin funerale për tre kategori të caktuara, sikurse janë ata që janë të vetmuar, foshnjat që lindin të pa jete, si dhe viktimat nga ndonjë fatkeqësi. Ai nënvizoi se Bashkia e Tiranës siç bën çdo vit për këto 3 kategori, ka bërë edhe këtë vit, por këtë vit është përfshirë dhe kategoria e atyre familjeve që fatkeqësisht kanë humbur një familjar për shkak të pandemisë.

“Bashkia mbulon dhe kryen të gjithë shërbimin funeral për ata që nuk i merr familja në morg. Pra kryesisht ata që janë ose të vetmuar, ose të braktisur, ose endacakë, pra për njerëz që janë fillikat dhe këtë shërbim e kryen qyteti.

Kategoria e dytë, bëhet fjalë për disa raste shume speciale të bebeve që lindin të pajeta dhe në traumën e madhe ku një familje është përgatitur për gëzim dhe ndërkohë ndodh një gjëmë e tillë, që statistikisht, në 3 mijë e ca bebe që lindin në Tiranë, 40-50 në varësi të vitit lindin pa jetë, pra lindin prej një vështirësie ose të zemrës, ose të frymëmarrjes, dhe janë të ajo përqindje e vogël që familja që ishte përgatitur për gëzim dhe i vjen kjo traumë, të mos mendojë edhe për shërbimet funerale, prapë bashkia ka vendosur që këto shërbime mbulohen nga bashkia.

Kategoria e 3-të: Nëse është një gjendje lufte, nëse është një gjendje tërmeti, nëse është një gjendje pandemie, nëse është një gjendje katastrofe të jashtëzakonshme, në këtë rast Bashkia e Tiranës në fakt është e vetmja bashki në republikë, që këto familje që janë goditur nga kjo gjëmë në kshte të jashtëakonshme, të mos mendojë edhe për shërbimet funerale, këto i mbulon Bashkia e Tiranës.”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shprehu angazhimin se Bashkia e Tiranës do t’u ofrojë respekt kujtdo që ka nevojë për këtë lloj shërbimi për ditë fatkeqësie, siç ofron shërbim dinjitoz edhe për ditë lumturie, nga lindja, te martesat dhe celebrimet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko