Shkencëtarët janë të shqetësuar sepse kanë zbuluar se bletët po vdesin nga diçka që i ngjan shumë koronavirusit.

Popullsia e bletëve anembanë botës është zvogëluar nga një sëmundje, e cila përhapet nëpërmjet insekteve asimptomatikë dhe shpërndahet me shpejtësi, raportojnë shkencëtarët britanikë.

Sipas tyre, edhe për bletët vlen distancomi social, në mënyrë që të mos shfarosen .

Pirgje me bletë të vdekura u gjetën jashtë koshereve të infektuara me një lloj virusi që shkakton të dridhura, bën insektet të mos fluturojnë dhe më pas të ngordhin për një javë.

Në 25 shtete që është bërë studimi ka rezultuar se sëmundja dikur e rrallë po përhapet shumë.

Sipas studiuesve kemi të bëjmë me një virus, i cili i ngjan paksa koronavirusit, që ka prekur njerëzit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re