Një hetim prokurorial është duke u zhvilluar kundër ligjvënësit dhe ish-ministrit italian të drejtësisë Piero Fassino, i cili dyshohet se u përpoq të vidhte parfum nga një dyqan pa taksa në aeroportin e Romës, sipas raporteve të shtypit italian.

Fassino, një zyrtar italian i qendrës së majtë, u përgjigj se ndërsa ishte në dyqanin e aeroportit, i ra celulari dhe ai e vendosi parfumin në xhep, duke dashur ta paguante më vonë.

Sipas shtypit, zyrtarët e Duty Free pretendojnë se pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë deputetin duke u larguar pa paguar.

Çmimi i parfumit është 130 euro dhe politikani italian mësohet se ka kërkuar të paguajë për dy shishe, me pretendimin se ka qenë një keqkuptim, pas dialogut të tij me një sigurim.

Megjithatë, analistët mendojnë se e gjithë çështja mund të pushohet pa dënuar deputetin italian edhe nëse ai shpallet fajtor, sepse ai nuk ka kryer asnjëherë krim dhe nuk është shkelje e rëndë e ligjit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re