Rama: Kjo sëmundje nuk erdhi sot, ka muaj dhe çdo kush tani është mësuar me këtë, i di dhe duhet t’i dijë disa gjëra specifike. Disa gjëra bazë. Dhe pse është sëmundje vdekjeprurëse nuk duhet që direkt ta mbysim veten me antibiotikë. Jo nuk është kështu. Mos dëgjoni të tjerët. Keni mjekun e familjes, se privati atë punë ka të shesë, janë të lidhur me farmacitë, atë duan të shesin ilaçe. Por jo s’funksionon kështu bli ilaçe mbytu me to.
Cilët politikanë janë në Turqi? Damian Gjiknuri nuk është, Blendi Klosi nuk është, ministrja e financave nuk është. Nuk i ndalojmë dot, por anëtarët e qeverisë janë këtu. Disa e kanë kaluar, disa po e kalojnë dhe nëse kanë nevojë do shkojnë në spital publik. Silva Bino ishte në gjendje të rëndë dhe e kaloi në Infektiv.
Patjetër që ka mundësi të shkojë në Turqi. Pse shkoi në Infektiv? Se duke qenë në brendësi, e di që në Turqi nuk ka asgjë më shumë se këtu. Mjekët janë heronjtë dhe absolutisht në detyrë.
/faxweb
