TIRANË- Policia e Tiranës ka goditur një grup, i cili shpërndante në disa zona të kryeqytetit lëndë narkotike të llojit kanabis dhe kokainë. Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra, raporton se në pranga kanë përfunduar rreth 20 persona.

Bëhet fjalë  për një grup kriminal, por edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme. Burime konfirmojnë se kontrollet janë bërë nëpër lokale, kryesisht pranë shkollave, por jo vetëm.

Ky grup, sipas të dhënave paraprake, mendohet se e shpërndante drogën afër shkollave, por edhe në ambiente të tjera. Operacioni është shtrirë në gjithë Tiranën, ndërkohë në vijim pritet që Policia e Tiranës të japë detaje të tjera./n.m.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re