Gjatë emisionit të Vaksinuarit, është marrë në analizë edhe fotoja e publikuar nga ambientet e selisë së PD ku shihet qartë që dera kryesore është fortifikuar dhe blinduar, duke treguar se Basha i trembet një tentative të protestuesve për të hyrë brenda selisë në protestën e thirrur në datë 8 janar.

Ndërkohë deputeti demorkat i Lushnjës, Saimir Korreshi, e ka mohuar njgë gjë të tillë duke thënë se fotoja e siguruar nuk i përngjante me asnjë ambient të PD.

Ndërsa anëtari i Komisionit të Rithemelimit dhe njëkohësisht kreu i degës së PD në Vlorë, Genc Deromemaj ka thënë se dera e blinduar përngjante me korridorin e FRPD dhe shtoi se nëse diçka e tillë ishte e vërtetë atëherë ishte diçka skandaloze.

Saimir Korreshi: Unë se lidh me asnjë ambient të PD, kemi fortifikuar forumin se mendojmë se do na e marrin?

Genc Deromemaj: Mua më ngjan me korridorin e forumit dhe sekretarëve. Nëse është e vërtetë është skandaloze.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re