Nga dita e neserme, e premte në orën 06:00 dhe deri të dielen më mesnatë do të blindohet perimetri i qarqeve Tiranë-Durrës dhe do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private dhe atyre të transportit ndërurban drejt Tiranës dhe Durrësit dhe anasjelltas. Po ashtu, nuk dotë lejohet as qarkullimi i mjeteve drejt zonave të tjera të vendit nga këto dy qarqe. Kjo u njoftua nga kryeministri Edi Rama.

– NGA E PREMTJA NË 06.00 DERI TË DIELËN NË MESNATË DO TË
MBYLLET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE NË TIRANË E DURRËS, SI DHE
TRANSPORTI NDËRURBAN MES TIRANËS E DURRËSIT

-NGA E PREMTJA NË 06.00 DERI TË DIELËN NË MESNATË DO TË
MBYLLET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE DHE URBANËVE NË SHKODËR, LEZHË,
ELBASAN, LUSHNJE, FIER DHE VLORË

– QARKULLIMI NË KËTO TERRITORE DO TË JETË I HAPUR VETËM
PËR AUTOAMBULANCAT, AUTOMJETET QË KRYEJNË FUNKSIONE SHËRBIMI SHTETËROR
DHE ATO QË TRANSPORTOJNË MALLRA

– KËTO MASA EKSTREME KUFIZIMI TË LIRISË SË QARKULLIMIT
JANË DOMOSDOSHMËRI PËR TË MBROJTUR ÇDO QYTETAR, ÇDO FAMILJE DHE VETË
SHQIPËRINË NGA PËRSHKALLËZIMI AGRESIV I SULMIT TË KORONAVIRUSIT MBI NE
DHE TË AFËRMIT E TË NJOHURIT TANË

“Ky është një “grip” që do të prekë shumë prej nesh. 80 % e atyre
që do të preken do ta kalojna pa asnjë shenjë. Kjo do të thjotë se
gjithkush nga ne mund ta ketë prandaj edhe pse nuk ndjejmë asgjë, na
takon të gjithëve të mbrojmë të moshuarit dhe të sëmurën rrotull nesh
sepse po e transmetuam tek ata u kemi bërë “peshqesh” një hall të madh.

Ndër ata që kanë shenja janëshumë pak ata që bëhen për spital
sepseshumica e kalon me suikletet e një gripi të zakonshëm dhe prej
atyre që përfundojnë në spital shumica shërohen por prapëseprapë askush
nga ne nuk mund dhe nuk duhet të vërë bast me probabilitetin tejet të
ulët që ai/ajo apo i afërm i tij/saj të hyjë tek ata qëmund të humbasin
edhe jetën. Në asnjë mënyrë JO. Kurrën e kurrës. Frikë aspak, kujdes PO.
Shumë fare madje.

Kam besim dhe kini besim: nuk kemi në dorë të vrasim armikun e
padukshëm që na rrotullohet të gjithëve duke kërkuar pengje në shtëpitë
tona po kemi në dorë ta lodhim derisa ta mundim duke ndihmuar njëri
tjetrin dhe me ndihmën e zotit, të diellit e të rritjes së
temperaturave.

Përveç vetëdijësimit sa më të shpejtë, kufizimit sa më drastic të
lëvizjeve të përditshme, respektimit të këshillave tëe autoriteteve
shëndetësore dhe solidaritetit kombëtar, duke u bërë njësh
shtet/qytetarë, asgjë tjetër sna duhet dhe asgjë tjetër sna ndihmon dot.
 Besim motrae vëllezër besim, ne do ta mundim koronën dhe do të dalim
më të fortë nga kjo luftë, siç dolëm nga goditja e tmerrshme e tërmetit” shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re