Fredi Beleri, fituesi i zgjedhjeve në Himarë, ka marrë një leje të posaçme këtë të dielë për të qenë prezent në ceremoninë mortore të gjyshes së tij të ndjerë.

Leja i është aprovuar teksa pritet nga momenti në moment të mbërrijë në varrezat e Himarës ku do të bëhet edhe përcjellja e të afërmes së tij për në banesën e fundit.

Himara për këtë ngjarje është blinduar nga forca të shumta të policisë së shtetit si dhe forca të ndërhyrjes së shpejtë.

Dhjetëra efektivë janë prezentë në Himarë për garantuar sigurinë përgjatë gjithë ceremonisë mortore.

Beleri nuk është lejuar të dalë nga automjeti që e ka shoqëruar prej daljes nga burgu, ndërsa nuk është lejuar po ashtu as futja e tij në kishë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re