Ish-kreu i Bandës së Vlorës Zani Çaushi ka mbërritur në Gjykatën e Korcës për të paraqitur kërkesën për lirimin nga burgu me arsyetimin se është rehabilituar dhe ka fëmijë të mitur për të rritur

Për dërgimin e Zani Çaushit në Gjykatë, Policia e Korçës ka marrë masa të rrepta sigurie, duke bllokuar të gjithë trafikun pranë Gjykatës dhe duke shtuar numrin e efektivëve.

Myrteza Çaushi, i njohur ndryshe si Zani Çaushi, i dënuar me burgim të përjetshëm i në burgun e Drenovës, në sektorin e sigurisë së lartë. Zani Çaushi i cili njihej si i forti i Vlorës, mbahet në qeli për rrëmujat e vitit 1997, ndërsa është bërë babai i një djali pas martesës më Arjanën, martesë e cila u krye në burg. Caushi u fejua me të në 2007, pas një njohje disa vjeçare. Ajo jeton në qytetin e Burrelit, ku Zani ka pasur shok të ngushtë Luçanon e ky ka qenë edhe momenti i njohjes së tyre. Nëntë muaj më vonë, në prani të drejtorit të burgut, të ëmës dhe vëllait të Arjanës dhe drejtuesit të gjendjes civile ata lidhën martesë.

Arjana ishte veshur shumë thjesht dhe ceremonia ishte po ashtu, duke qenë se numri i personave pjesëmarrës ishte i reduktuar. Në fund të shtatorit 2010 erdhi në jetë fëmija i parë i Zani Çaushit, që është djalë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re