Dita e Falenderimeve është festa më popullore në SHBA. Me vendim të Presidentit Abraham Linkoln, në 3 tetor 1863, ajo festohet në të gjithë Amerikën çdo vit, të ejten e fundit të muajit nëntor.
Për shumicën e amerikanëve, imazhi i “Thanksgiving”  lidhet me gjelin e detit të pjekur dhe me një festë familjare që normalisht bashkon familjet.   Njihet gjithashtu edhe si një ditë paradash, qoftë ditë me borë, apo shumë e ftohtë.
Në Nju Jork është mbajtur një paradë tradicionale, e cila është shoqeruar me masa të mëdha sigurie, që nuk janë parë asnjëherë më parë.
Zyrtarët me pushkë sulmi dhe detektorë të rrezatimit të celularëve qarkullonin në mesin e paradës, ndërsa snajperët ishin vendosur në çatitë e ndërtesave, kurse rrugët ishin bllokuar me kamionë, si pengesa për të ndalur lëvizjen në rrugët që shpinin në vendin ku mbahej parada.
Ede pse nuk ksihte informacion për ndonjë rrezik të mundshëm, departamenti i policisë së Nju Jorkut shpërndau me mijëra oficerë policie përgjatë rrugës së paradës.
“Thanksgiving”,  në metropolin e botës qytetin e Nju Jorkut, nisi nga Central Park West, duke u mbyllur në qendër në zemër të qytetit të Nju Jorkut.
Dita e Falënderimeve, që shënon fillimin e sezonit të festime me rastin e Krishtlindjeve, pasohet nga ajo që njihet si e “e premtja e zezë”, kur bizneset e shitblerjes ofrojnë uljet më të mëdha të çmimeve.
Më shumë se tre milionë njerëz qëndruan për orë të tëra në dy anët e rrugës kryesore të ndjekin nga afër Paradën më të madh në botë.s.net

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re