Subscribe
Ndryshe nga situata kaotike e disa ditëve më pare tregu i kombinatit ofroi kete te hene nje tjeter panorame. Forca të shumta policore dhe aot te ushtarise ishin ne gatishmeri per tu siguruar që masat e reja po zbatohen nga qytetarët.
Lëvizja është e orientuar, ku në hyrje është vendosur tuneli i dezinfektimit ne te cilin duhet te kalojne te gjithë blerësit. Pajisja me maske dhe doreza ishte e detyrueshme.
Edhe dalja nga tregu ishte nen monitorimin e rrepte te uniformave blu.
Qytëtarët u pajtuan mne rregullat e reja, duke respektuar distancën, e cila diktohet nga sinjalistika e vendosur në tokë.
Edhe tregtaret u shprehen se zbatimi i rregullave është i domosdoshem.
Te moshuarit, edhe pse më të rrezikuarit nga koronavirusi, nuk hoqen dore nga levizjet
Problematike ishte situata kete te hene në filialet e bankave apo të postët, ku qytetarë të shumte mbajten radhe per te marre sherbimet e nevojshme.
