Skip to content

Blindoi dyert e dritaret e selisë së PD, Pollo- Bashës: Do të përgjigjeni për këtë, shihemi të shtunën

Genc Pollo, i cilli është rreshtuar krah ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Komisionit të Rithemelimit  shkruan se Lulzim Basha do të përgjigjet për blindimin e portave dhe dyerve të selisë së PD-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pollo shkruan se selia duhet t’i kthehet organeve legjitime të PD-së siç ka vendosur Kuvendi dhe anëtaresia, jo më vonë se data 8 janar.

“Montimi këto ditë i portave dhe i dritareve të blinduara në katin përdhes të selisë së Partisë Demokratike është sa e dënueshme aq edhe qesharake. Basha dhe ish-zyrtarët do të përgjigjen për këtë.

Por në çdo rast selia duhet t’i kthehet organeve legjitime të PD siç kanë vendosur kuvendi dhe anëtarësia. Jo më vonë se 8 janar! Të shtunën, 8 janar, ora 12:00 shihemi aty!!” shkruan ai.