Dëshironi të blini telefonin e ëndrrave tuaja? Doni të shijoni karakteristikat e tij fantastike duke përfshirë foto e video të mrekullueshme, por druheni se ndonjë incident i papritur mund ta dëmtojnë ekranin e tij?

Shqetësimi juaj përfundon këtu, sepse Ndihma e Parë për telefonin tuaj në rast të dëmtimit të ekranit vjen nga Samsung me një ofertë speciale:

Nëse blini një smartphone të mrekullueshëm Samsung Galaxy S8/ S8+ brenda muajit Mars 2018 pranë një shitësi të autorizuar Samsung dhe duke u regjistruar falas brenda 7 ditëve nga data e blerjes në faqen www.mondialwebapplication.com/samsung, ju fitoni një vit sigurim shtesë, i cili ju jep mundësinë që në rast të një ekrani të dëmtuar aksidentalisht, të mund ta zëvendësoni duke paguar vetëm 13.100 lek, në vend të çmimit të rregullt  prej 39.990 lek.

Për çdo blerje Galaxy S8/ S8+ deri më 31 Mars 2018, pas regjistrimit të sukseshëm në faqen e mësipërme, ju përfitoni një vit garanci shtesë që mbulon:

Dëmtimin aksidental të ekranit të shkaktuar nga rënia ose veprimet e tjera aksidentale.
Dëmtimin e pajisjes në mënyrë aksidentale të shkaktuar nga përdorimi i forcës ose goditja ose aksidente të tjera të shkaktuara nga forca të jashtme aksidentale.

Pra nuk keni më arsye që t’i mohoni vetes kënaqësinë e smartphonit të ëndrrave tuaja vetëm nga shqetësimi i aksidenteve të mundshme.

Gjithçka ju duhet të bëni është:

Njihuni me listën e shitësve të autorizuar Samsung
Blini një pajisje Galaxy S8/ S8+ pranë një prej shitësve të autorizuar Samsung deri më 31 Mars 2018
Brenda 7 ditësh nga dita e blerjes, regjistrohuni falas në faqen

www.mondialwebapplication.com/samsung

Për këtë, ju duhet që në formën përkatëse të jepni numrin IMEI të pajisjes që keni blerë si dhe skanimin e faturës së blerjes, pas së cilës do të pajiseni me policën përkatëse të sigurimit, të cilën duhet ta printoni dhe ta paraqisni së bashku me faturën e blerjes kur të paraqiteni për riparimin e ekranit të dëmtuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re