Skip to content

“Blini miell në këtë moment!”/ Goxhaj: Jemi përballë një teatri, rituali ku Putin është kasapi dhe Ukraina kurbani! Do e vuajmë të gjithë..

Avokati Altin Goxhaj ka folur përmes një lidhjeje ‘Skype’ për ‘Fax News’ mbi agresionin rus ndaj Ukrainës.

Sipas Goxhajt, këto sulme ishin të papritura duke marrë parasysh imazhin e Vladimir Putin si një nga liderët botërorë. Ai theksoi sërish se nuk bëhet fjalë për një luftë të mirëfilltë por një lojë teatrale të udhëheqësve të shteteve më të fuqishme për të hequr fokusin e njerëzve nga situata e krijuar prej pandemisë.

Goxhaj tha se lufta shpërtheu pikërisht në momentin që njerëzit po revoltoheshin duke dalë në protesta pas lajmeve të bujshme se virusi është krejtësisht laboratorik.

Ndër të tjera, avokati u shpreh se kjo situatë e rëndë në Ukrainë do të pasohet me një krizë akoma më të thellë për vendet e tjera europiane dhe ajo që duhet të bëjnë njerëzit tani është të marrin masat.

Putin ka dhënë mesazhe që shihte punën e tij dhe ky sulm nuk pritej. Doli lajmi tjetër se virusi paska brenda një sekuencë që vjen nga paketë laboratori e Moderna, është kompani si private por nuk prodhon asgjë, është e lidhur me interesa personale të Fauc-it.

Jemi përballë një historie të re lufte, po vërtetohe cdo ditë e më shumë se është virus laboratorik. Ndërkohë që kishte shpërthyer orteku i protestave në Bruksel e Amerikë pas këtyre lajmeve, bota u vu para ca pyetjeve: Pse kjo pandemi?

E kuptuan që nuk kishte pse të mbaheshin më ato maska, shpërtheu kjo luftë që i kthen elitat botërore, lidershpin fashisto-komunist në lider të paqes që i dalin për Zot Ukrainës. Kjo luftë shpërtheu për të hequr fokusin nga ajo që po ndodhte në të vërtetë.

Është pjesë e një skenari, është aktor i një filmi. Putin është diskretuar si tiran dhe diktator, një person që po prodhon konfliktin global. Jemi përballë një teatri, rituali ku kemi një kurban që është Ukraina, kasapi është Putin por jo vetëm, gjithë lidershipi global. Do rriten cmimet e ushqimeve bazë, problematika të mëdha në sektorë të ndryshëm.

Blini miell në këtë moment! Jemi përballë një diktature globale ku ndryshojnë ngjyrat dhe flamujt por qëllimi është i njëjtë. Ukraina po e vuan më shumë momentalisht, por do e vuajmë të gjithë nga pak’-u shpreh Goxhaj.

/faxweb