Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken diskutoi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres mbi çështjen e dërgimit të ndihmave humanitare në rajonet e Sirisë të prekura nga tërmeti.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price tha se Blinken zhvilloi një bisedë telefonike me Guterresin.

Ai tha se dy zyrtarët diskutuan për çështjen e dërgimit të ndihmave humanitare nga OKB-ja dhe organizatat e ndihmës humanitare për të prekurit e tërmetit në veri të Sirisë.

“Sekretari Blinken tha se regjimi i Asadit duhet të hapë pikat kufitare Bab Al Salam dhe Al Rai për ndihma humanitare, nëse është e nevojshme me kompetencën e Këshillit të OKB-së, ashtu siç iu njoftua OKB-së më 13 shkurt. Sekretari tha se një rezolutë më gjithëpërfshirëse (lidhur me ndihmat humanitare) do t’i sigurojë OKB-së dhe aktorëve të ndihmës humanitare fleksibilitetin dhe parashikueshmërinë e nevojshme për të dërguar ndihma në mënyrë më efektive për personat në nevojë në Siri. Blinken dhe Guterres u dakorduan të vazhdojnë të interesohen lidhur me çështjen”, tha Price.

Tërmetet 7.7 dhe 7.6 ballë me epiqendër në rajonet Pazarcık dhe Elbistan në Kahramanmaraş të Türkiye-s dhe të cilët kanë prekur 10 qytete, kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha edhe në veri të Sirisë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re