Kina ka premtuar të mos furnizojë me armë Rusisë, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pas takimeve në Pekin me ministrin e Jashtëm Ëang Yi dhe presidentin Xi Jinping.

 

Ndërkohë lufta në lindje të Ukrainës është ashpërsuar shumë.

 

Zëvendësministrja e Brendshme e Ukrainës, Hanna Malyar shkroi në një mesazh në Telegram aë situate në lindje është e vështirë.

 

“Trupat tona po veprojnë me guxim përballë epërsisë së armikut në forca dhe mjete dhe nuk po e lejojnë armikun të përparojë. Armiku ka grumbulluar forcat e tij dhe po sulmon në mënyrë aktive në drejtimet e Limanit dhe Kupyansk. Granatimet e armikut janë shumë aktive. Luftimet vazhdojnë”. “Armiku nuk heq dorë nga planet e tij për të arritur kufijtë e rajoneve Donetsk dhe Luhansk,” shton Malyar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re